ITALI

Qeveria e Italisë ka miratuar një dekret të ri emergjence që do të ofrojë më shumë se 400 miliardë euro likuiditet dhe kredi bankare për kompanitë e goditura nga kriza e koronavirusit. Legjislacioni, i kombinuar me një paketë të mëparshme stimuluese të zbuluar në mars, do t’i lejojë bankat të ofrojnë kredi në vlerë më shumë se 750 miliardë euro, në përpjekje për të ndaluar rënien e ekonomisë së vendit.

“Nuk mbaj mend masa të tilla të fuqishme që janë prezantuar në historinë e republikës sonë për të ndihmuar në financimin e bizneseve tona, “tha Kryeministri Giuseppe Conte në fund të një takimi të kabinetit. Ai premtoi një paketë të mëtejshme në fund të këtij muaji për të ndihmuar personat më të dëmtuar financiarisht nga epidemia. Italia ka mbyllur të gjitha bizneset që nuk konsiderohen thelbësore deri të paktën 13 Prill.

Thesari do të mbrojë bankat nga humbjet në 90% të kredive për të gjitha kompanitë, një lëvizje kjo që pritet të injektojë rreth 200 miliardë euro në ekonomi. Garancia mund të shtrihet në 100% të humbjeve të mundshme për kredi që nuk kalojnë 25,000 euro. Ndërkohë, Qeveria italiane ka zgjatur shtrirjen e kontributeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore pas emergjencës së Covid-19. Drafti i ri parashikon pezullimin e pagesave të TVSH-së, për muajit prill dhe maj 2020, dhe lëshime të tjera në lidhje me taksat dhe tarifat për këto dy muaj.

Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe sigurimit të detyrueshëm për punonjësit dhe TVSH-ja gjithashtu pritet të pezullohen për prill dhe maj në favor të operatorëve të biznesit dhe disa sektorë të tjerë të ekonomisë. Pezullimi vlen për taksapaguesit me të ardhura deri në 50 milion euro për vitin 2019. I njëjti pezullim parashikohet për tatimpaguesit që filluan biznesin pas 31 marsit 2019. Pagesat e pezulluara duhet të bëhen në pesë këste mujore duke filluar nga muaji qershori. Ndërsa bëhet e ditur se kreditë për shtëpitë janë pezulluar për 18 muaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb