Aktivisti Ilir Xhemalaj ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 66-të kundër kryeministrit Edi Rama, ku ngriti shqetësime për reformën territoriale, emigracionin dhe rritjen e kostos së jetesës.

Gjatë fjalës së tij, Xhemalaj kritikoi planin për riorganizimin territorial, duke përmendur bashkitë e Libohovës, Belshit dhe Patosit si një shembull të asaj që ai e cilësoi si shkrirje të njësive vendore.

“Nuk arrij të kuptoj se si bashkia e Libohovës po shkrihet, se si bashkia e Belshit po shkrihet se si bashkia e naftëtarëve në Fier, bashkia e patosi po shkrihet. Çfarë qëndron pas kësaj reforme territoriale. Ministri ka bërë pakt për 200 mijë vietnamezë…Qëllimi kryesor është shpopullimi i Shqipërisë nga shqiptarët, por ne nuk e lejojmë. Duam vendin tonë për fëmijët tanë për shqiptarët…A i shikoni qëllimet e tyre, ka shkuar nafta 216 lekë, euro ka rënë , dollari ka rënë por nafta rritet çmimet rriten, shtëpitë rriten si do jetojmë…A do ta lejojmë këtë shpopullim? Ne nuk do ta lëmë këtë shesh, është sheshi i popullit shqiptar, këtu derisa ky të japë dorëheqje”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: