TIRANE-Qeveria ka vendosur përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar importimin e disa kafshëve në Republiken e Shqipërisë. Në listën e publikuar në Fletoren Zyrtare, janë disa kategori shpendësh dhe kafshës, mes tyre edhe gomerët.Në udhëzimin e rishikuar të publikuar të enjten e kaluar, thuhet se bëhet ndryshimi i mëposhtëm: 1. Paragrafi 1, i pikës 10, të nenit 51, ndryshohet me këtë përmbajtje: “10. Kafshët për majmëri, importimi i të cilave është i përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, në bazë të nenit 56, pika 40 e ligjit,janë kafshët e gjalla për majmëri, të klasifikuara sipas kodeve të mëposhtëm të NK­së”,­thuhet në vendimin e zbardhur. Në listën e miratuar nga qeveria janë një sërë emrash shpendësh, kafshësh dhe peshqish, për të cilat ka hyrë në fuqi vendimi për heqjen e TVSH­s për import.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: