Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “Mbreti i Instagramit”, ka treguar përmes një lidhjeje “live” në rrjete sociale, se si e morën peng për disa orë dhe e kërcënuan.

Ai tregon momentin, kur taksisë ku ai ndodhej i bllokohet rruga dhe disa persona, afrohen me shpejtësi për të marrë forcërisht Kozakun për ta future më pas në një tjetër mjet.

Reperi pretendon se në ato momente aty kanë qenë të pranishëm 13 persona. Po ashtu, ai thotë se personat që e morën peng kishin armë dhe njëri prej tyre, ia ka drejtuar pistoletën në kokë.

“Më vunë pistoletën te koka, dhe thikën, thashë më vranë”, thotë Kozak në video.

Sakaq, Kozak Braçi dyshohet se u kërcënua dhe u mor peng nga të afërmit e Fabio Dushkut, i cili është duke vuajtur dënimin në një nga burgjet e Greqisë. Konfliktet mes tyre kanë qenë sistematike, pasi kanë ofenduar dhe fyer njëri-tjetrin në rrjete sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb