Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot pranë shkollës ‘Fan Noli’, ku një person mbeti i plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”. Burime zyrtare bënë me dije se dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar që qarkullonte me një automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç (drejtues mjeti të furgonit te shkollës) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb