Më shumë se 100,000 njerëz kanë vdekur, brenda 28 ditëve nga testimi pozitiv për COVID-19. Por ky total zyrtar i qeverisë është vetëm një masë e jetëve të humbura. Një tjetër – vdekjet ku COVID-19 përmendej në çertifikatën e vdekjes – tani arrin në 107.907 në Mbretërinë e Bashkuar.

Por, për të rrokur ndikimin e pandemisë duhet të shohim “vdekjet e shtuara” – numrin e vdekjeve, nga të gjitha shkaqet, mbi mesataren pesë-vjeçare.

Rreth 98,835 më shumë njerëz sesa pritej kanë vdekur, me ose pa koronavirus, që nga mesi i marsit. Kjo është 19.6% mbi normalen.

Kur ndodhën shumica e vdekjeve të shtuara?

Vdekjet brenda 28 ditëve nga testi pozitiv kanë qenë më të lartat në Janar 2021, por shumica e vdekjeve të tepërta kanë ndodhur gjatë pranverës së kaluar.

Në 10 javë midis fundit të Marsit dhe fillimit të Qershorit, 52% më shumë njerëz vdiqën në Mbretërinë e Bashkuar, se sa zakonisht. Rreth 20% më shumë vdekje janë regjistruar midis mesit të tetorit dhe javës së parë të janarit.

Kjo nuk do të thotë që vala aktuale është më pak vdekjeprurëse se e para. Kreu i NHS, profesor Chris Whitty, ka thënë se vdekjet janë ende në kulm, kështu që mund të presim që totali të rritet në javët e ardhshme.

Ku kanë vdekur kryesisht njerëzit?

Kur vdekjet arritën kulmin në pranverë, doli zbuluar kriza në azile.

Tani, spitalet po regjistrojnë më shumë vdekje të shtuara. Ky ndryshim ka qenë veçanërisht i fortë që nga Krishtlindja pasi varianti i ri po përhapet shpejt dhe shtrimet me COVID-19 kanë arritur kulme të reja.

Por vdekjet e shtuara kanë qenë më të lartat në shtëpitë e vetë njerëzve. Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, 48,300 më shumë njerëz kanë vdekur në shtëpi sesa pritej, 41% mbi normalen.

Dhe COVID-19 u shfaq në çertifikatën e vdekjes për vetëm 2-3% të të gjithë njerëzve që vdisnin në shtëpi. Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) zbuloi se sëmundjet e zemrës dhe dementia ishin shkaqet kryesore.

Eshtë e paqartë nëse këta njerëz që vdiqën në shtëpi mund të kishin vdekur në spital në një kohë pa COVID. Por ka pak dyshim që dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur jetën e tyre nga pandemia, si drejtpërdrejt nga virusi, ashtu edhe nga ndikimi i tij në jetën tonë. / SkyNews – Bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb