Mediat serbe duket se po monitorojnë me vëmendje fushatën elektorale në Kosovë, dhe sidomos disa prej liderëve të partive politike.

Së fundmi, Tanjug i ka bërë jehonë një deklarate të Haradinajt në Suharekë 4 ditë para zgjedhjeve.

Haradinaj ka deklaruar se në dialogun me Serbinë nuk do të ketë dorëzim dhe asnjë kompromis.

”Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se në dialog me Beogradin (Serbinë) nuk duhet të ketë lëshime dhe se partia e tij, nëse i fiton zgjedhjet, nuk duhet të bëjë kompromise”- shkruan media serbe.

Haradinaj kandidon për President, ndërkaq kur ishte kryeministër vendosi taksën reciproke 100% për mallrat serbe dhe boshnjake që pezulloi dhe gjithë procesin e dialogut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb