SHKUP- Këngëtarja nga Shkupi Adelina Tahiri ka pësuar një aksident të rëndë mbrëmjen e djeshme, dhe për momentin është në spital në gjendje jo të mirë. Kështu të paktën ka shkruar faqja e saj zyrtare në “Facebook” e cila numëron mbi 76 mijë fansa, ndersa njoftimit i kane bere jehone media nga Maqedonia dhe Kosova.

Informacioni nuk është konfirmuar ende, shkruan “Zëri” por duke qenë se kjo faqe ka qenë e para që ka informuar për karrierën e Adelina Tahirit dhe është e konfirmuar edhe nga “Facebook” si faqe zyrtare, informacioni duket të jetë i vërtetë.

Siç shkruan kjo faqe, këngëtarja Tahiri është në gjendje të rëndë dhe mjekët janë duke u marrë me gjendjen e saj.

Nderkohe te aferm te kengetares shkruajne ne adrese te BalkanWeb se kengetarja nuk ka pesuar asnje aksident dhe se gezon shendet te plote.

“Nuk eshte aspak e vertet, vajza e dajes tim Adelina, esht shendosh e mir,bile as ender nuk ka pare aksidentin”, shprehet Sadik Qatani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: