FINIQ

Mediat greke shkruajnë se në dy javët e fundit, në Finiq të Gjirokastrës, zonë e banuar kryesisht nga grekët, kanë ndodhur 32 grabitje të armatosura, duke frikësuar popullatën lokale.

Sipas asaj që raportojnë mediat helene, situata ka bërë që kryetari i Bashkisë Finiq Leonidha Hriso të kërkojë ndihmën e Policisë së Shtetit. Bashkia Finiq me anë të një njoftimi zyrtar ka publikuar shifrat e vjedhjeve të fundit në zonë.

Agresorët përpos vjedhjeve e grabitjeve të parave, kërcënojnë gjithashtu edhe të moshuarit. Mediat greke po ashtu nënvizojnë se gjendja e njëjtë e kriminalitetit për vjedhje është edhe në bashkinë tjetër të banuar kryesisht nga minoritarët, Dropull të Gjirokastrës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb