Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Arta Dade kanë qenë pjesë e takimit të Asamblesë Parlamentare të OSBE. Mësohet se takimi u fokusua kryesisht tek çështjet e sigurisë dhe të drejtave të njeriut. Ndër të tjera socialistes Dade iu bë edhe një urim i veçantë nga të pranishmit, pasi ajo nuk do të jetë më pjesë e Asamblesë Parlamentare të OSBE.

arta dade 1

Në disa foto të siguruara nga ‘BalkanWeb’ Dade shihet bashkë me kolegun e saj, Mediu, të qeshur, pavarësisht bindjeve politike që i ndajnë.
arta dade
Sakaq, në fund të këtij takimi, Dade është mirëpritur në podium, ku dhe ka mbajtur një fjalim falënderues, ndërsa anëtarët e Asamblesë i kanë dhuruar edhe një tufë me lule.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: