TIRANË

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe Profesor Selami Xhepa Rektor i Universitetit  Europian te Tiranës,  zhvilluan nje bashkëbisedim  me studentë, pedagogë dhe profesionistë të cilët kanë studiuar në Shqipëri, në vendet e BE dhe SHBA. Ky bashkëbisedim me rastin e 8 Dhjetorit ditën e Levizjes studentore, riktheu ditët e protestave të sdutentëve, por mbi të gjitha gjëndjen jashtëzakonisht të rënde ekonomike dhe politike mbas 30 vitesh në Shqipëri.

Profesor  Xhepa dhe Kryetari i PR Mediu vlerësuan, rolin dhe kurajon e studentëve të Dhjetorit në përballjen dhe përmbysjen e sistemit  komunist dhe fillimin e pluralizmit shqiptar me themelimin e Partisë Demokratike.

Ata evidentuan arritjet e pluralizmit dhe demokracisë shqiptare në këto 30 vite, por dhe problemet që kanë shoqëruar tranzicionin e gjatë shqiptar.

Profesor Selami Xhepa theksoi se Partia Demokratike, Partia Republikane si dhe e djathta ishin promotorë të zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe vlerave të demokracisë liberale në një shtet tërësisht te rrënuar politikisht dhe ekonomikisht nga diktatura komuniste si asnjë vend tjetër i lindjes komuniste.

“Motivi shqiptarëve i cili  u kthye në qëllim kombëtar ishte”Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, në partneritet me ShBA dhe BE për të integruar Shqiperinë dhe kombin shqiptar drejt strukturave Euro-Atlantik.” tha ai.

Mediu theksoj se antarësimi i Shqipërisë në NATO, liberlizimi i vizave janë nga fitoret me rendësi të madhe historike për shqiptarët. Ai theksoi nevojen e një ndryshimi të domosdoshëm në qeverisje dhe parlament, qëllimi ynë duhet të jetë ndertimi i Shtetit të së Drejtës, standarteve Europiane kushtetuese,  ku përcaktohen qartë roli i 3 pushteteve kontrolli dhe balancimi i tyre në mbështetje të lirive dhe të drejtave te qytetarëve shqiptarë.

“Për fatin e keq sot nuk jemi nje Republike Parlamentare por një  Republikë e një individi te Edi Rames I cili ka ndërtuar një regjim te korruptuar, duke shkatërruar ekonominë, liritë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe duke ju kundërvëne Europës.

Parlamenti duhet të jetë një institucion i rëndësishem që përfaqëson interesat e qyetarëve dhe si  I tillë, duhet patjetër të ketë mundësi të zgjedhin deputetët që do i përfaqësojnë,  si dhe deputet të jenë të përgjegjshëm përballë qytetareve dhe jo vetëm partive politike. Zhvillimi i ekonomisë kërkon politika mbështetëse ndaj biznesit, taksa te ulëta dhe siguri juridike.

Shqiperia është vendi me i varfër në Europë jo se i mungojnë resurseset dhe kapacitet njerëzore, por sepse i mungon një qeverisje e drejtë. Regjimi I korruptuar I Edi Ramës,  taksat e qytetarëve i përdor për afera korruptive dhe politika klienteliste.” tha Mediu.

Shumë student ngritën shqetësimin e pamundesisë për punësim,  apo vleresim te meritës së tyre si dhe  pamundësisë për të hapur dhe zhvilluar biznes,  prandaj kjo situatë e rëndë ka detyruar bashkëmoshatarët e tyre të largohen nga Shqipëria.

Ata theksuan se Universitetet duhet të gëzojnë autonomine e tyre dhe te mos jenë nën kontrollin e qeverisë.

Në përfundim të gjithë bashkëbiseduesit theksuan nevojën e përfshirrjes në politike për të ndryshuar Shqiperinë në 25 Prill dhe per tu ribashkuar me Europën me nje qeverisje te djathtë dhe të pergjegjshme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: