Meg Ryan dukej e panjohshme në daljen e saj të fundit publike në Nju Jork.

Ylli 61-vjeçar i Hollivudit tani mban një profil të ulët dhe mbron jetën e saj nga sytë e publikut. Dalja e saj e fundit publike ishte disa muaj më parë, në nëntor 2022.

Ajo pohon se u thotë “jo” procedurave estetike dhe siç ka treguar në një intervistë shumë kohë më parë, dëshiron të plaket natyrshëm, pa asnjë ndërhyrje në imazhin e saj.

Natyrisht, publiku duket se nuk është i bindur nga pretendimet e saj, pasi fytyra e saj duket gjithnjë e më e fryrë me kalimin e viteve, duke i shtyrë të gjithë të supozojnë se diçka ka bërë.

Aktorja mori pjesë në një shfaqje të dokumentarit të ardhshëm Still, të mbajtur në Lincoln Center, për të mbështetur mikun e saj të mirë, Michael J. Fox, i cili po lufton me Parkinson.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: