Ai këndon me Jon Bon Jovi, ajo përgatit valixhet për tu kthyer në Britaninë e Madhe. Por nga Archie nuk ka asnjë gjurmë. Pas fotos së publikuar në profilin e dukëve të Sussex në krahët e babait, për djalin e Harry dhe Meghan nuk tregohet më asgjë. Mbretëresha Elisabbeta priste ta shihte në ditët e ardhshme, por duket që i vogli do të qëndrojë në Kanada me babysitter dhe një mikeshën e Markle. Për sovranen një zhgënjim i madh.

Sipas Sunday Times, mbretëresha dhe princi Filippo duket se janë të mërzitur nga vendimi për të mos parë stërnipin e tyre, që me sa duket e kanë takuar pak herë. Në 2020 Archie nuk ka shkuar pothuajse fare në Buckingham Palace. Dhe është edhe një tjetër çështje e fiksuar nga anglezët.

Duka e Sussex, në diskutimin e parë në Canada, ka thënë së dëshironte që ta thërrisnin thjesht Harry, duke hequr kështu titujt e tij. Edhe Meghan disa kohë më parë kishte thënë që nuk donte ta thërrisnin ‘dukeshë’, por vetëm Meghan. Nga 1 prilli si do t’i thërrasin? Hipoteza më e mundshme është që ata të quhet Meghan dhe Harry Mountbatten-Windsor…

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb