Megi Pojani është ndër femrat e pëlqyera shqiptare dhe më të ndjekura në rrjetet sociale.

Bukuroshja ka bërë për vete ndjekësit me guximin dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të të shprehurit. E drejtpërdrejtë është treguar edhe në intervistën për emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.
Moderatoret e pyetën nëse pëlqen ndonjë nga djemtë konkurrentë të “He/She’s On Top”, ku Megi është pjesë e jurisë, ndërsa ajo u përgjigj: “Jo”.

Më tej, tha se djali që do të donte të kishte partner duhet të jetë një djalë bazik.

“Dua një djalë bazik, mesatar shqiptar. Që të dëgjojë më shumë se të flasë. Mos të jetë shumë i dhënë pas krijimit të imazhit të vet. E rëndësishme është të më bëjë për të qeshur”.

“Kur e ka guximin që të vijë tek unë, kuptohet që ai është i duhuri”, ka theksuar Megi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb