Pas ngjarjeve të rënda të shënuara në Meksikë, qeveria ka marrë masën e ndalimit të pirjes së duhanit në vende publike.

Hapi, i cili u miratua për herë të parë në vitin 2021, përfshin gjithashtu një ndalim të reklamimit të duhanit.

Po ashtu edhe disa shtete të tjera në Amerikën Latine kanë miratuar legjislacionin për krijimin e hapësirave publike pa konsumim të duhanit.

Megjithatë, legjislacioni i Meksikës konsiderohet të jetë më i fuqishmi dhe më i gjeri në kontinent.

Qeveria meksikane ka vendosur po ashtu ndalimin e promovimit, reklamimit dhe sponsorizonim e produkteve të duhanit, që do të thotë se cigaret nuk mund të shfaqen as brenda dyqaneve apo maketeve.

Përpos cigareve klasike do të ndalohen dhe ato elektronike dhe vapës.

Organizata Shëndetësore Panamerikane e ka përshëndetur vendimin nga qeveria Meksikane duke bërë thirrje që të zbatohet dhe në vende të tjera.

Organizata thotë se përdorimi i duhanit është shkaku i vetëm më i parandalueshëm i vdekjeve në botë, përgjegjës për gati një milion vdekje në kontinentin amerikan çdo vit, qoftë nëpërmjet konsumimit të drejtpërdrejtë ose ekspozimit ndaj tymit të dorës së dytë.

Deri më tani nuk dihet nëse ky vendim lidhet me botën e drogës, duke përmendur rastin e djalit të “El Chapos”, Ovidio Guzmán pak ditë më parë, që pasoi me vrasjen e 29 personave. Përfshirë këtu 10 trupa policor.

(BlaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb