KOSOVE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka dhënë vetë Krasniqi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka pohuar se ndodhet në izolim dhe se po ndjek rekomandimet e mjekëve.

“Të dashur miq, pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Prandaj prej dje jam në izolim dhe po ndjek rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë konfirmuar 124 raste të reja me COVID-19, 72 prej tyre vetëm në Prishtinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: