TIRANË

Nis cikli i dytë i shkollës së menaxhimit për drejtuesit e spitaleve publike, një nismë kjo për herë të parë në vendin tonë. Me një program intensiv, 20 drejtorë dhe nëndrejtorë të spitaleve po trajnohen për menaxhim spitalor, për të administruar më mirë institucionet shëndetësore që ata drejtojnë.

Mësohet se në këtë cikël të shkollës së drejtorëve në fokus do të jenë drejtuesit e spitaleve bashkiake. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se kjo shkollë do të nxjerrë menaxherë të zotë.

5e845b18 488c 4e01 Abf9 78cc2c41bf04
5e845b18 488c 4e01 Abf9 78cc2c41bf04

Kujtojmë se vendimi për hapjen e Shkollës së Drejtorëve u shpall në qershor nga Ministrja Manastirliu, me ciklin e parë të kurseve për drejtorët e spitaleve rajonale, si një iniciativë e Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me mbështetjen e projektit “Shëndet për të Gjithë”.

Cikli i dytë i shkollë së drejtorëve do të vijojë për 5 javë radhazi, ku drejtuesit e spitaleve bashkiake do të trajnohen për mirëadministrimin e burimeve financiare dhe njerëzore, që në thelb kulmojnë te një shërbim më cilësor për qytetarët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb