Në karrierën brilante të Gianluiggi Buffon patjetër që një meritë ka edhe portieri i viteve ‘70-’80 Silvano Martina i cili pasi i dha fund futbollit të luajtur u bë menaxher i lojtarëve.

Së fundmi në një intervistë për mediat italiane Martina ka komentuar paraqitjen e portierit të Lazio-s, Thomas Strakoshës, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës kundër Milan.

“Strakosha është një portier i madh. Duhet t’i bëj komplimente Tares për këtë zgjedhje. Ai është vendimtar, nuk gabon asnjë ndeshje”, tha Martina duke folur për RMC, ku pranoi se Giggi Buffon mund të vazhdonte edhe për dy vite të tjera karrierën e tij, por nuk kishte marrë ende një vendim përfundimtar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb