Era e keqe e këmbëve mund të vijë si pasojë e çorapeve apo këpucëve të papërshtatshme. Ky është një problem që prek shumicën e njerëzve, sidomos ata që mbajnë të veshura këpucët gjatë gjithë ditës.

Uthull molle musht: prania e acideve acetike dhe fenolike në uthull e bëjnë atë një mjet të shkëlqyer antibakterial, e për pasojë heq erën e keqe të këmbëve.

Shtoni gjysmë gote uthull molle në një legen me ujë të vakët dhe mbajini këmbët për 20 minuta në ujë.

Përsëriteni këtë proçedurë 2-­3 herë në javë.

Vodka: kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por është shumë efektive. Hidhni një filxhan vodka në ujë dhe era e keqe e këmbëve do të zhduket. Mbajini këmbët në ujin me vodka për 20 minuta.

Ujë me kripë: kripa është e mbushur me natrium dhe për pasojë mund të ndihmojë në neutralizimin e erës së keqe të këmbëve. Lajini këmbët çdo natë me ujë me kripë dhe më pas lyejni ato me vaj kokosi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: