Idriz Batha rikthehet në Shqipëri. Pas aventurës në Rumani te UTA Arad, mesfushori i njohur ka firmosur në Shqipëri. Batha ka arritur marrëveshjen me Flamurtarin, klub në të cilin ka luajtur edhe në periudhën 2018-2019.

“Idriz Batha rikthehet kuqezi. Mire se vjen ne familjen e madhe kuqezi te Flamurtari Football Club” – Shkruan klubi vlonjat.

Batha mbahet mend për faktin se ka luajtur për 2 skuadrat e kryeqytetit, Partizanin dhe Tiranën.  Flamurtari i ka objektivat e qarta, pasi do tentojë me çdo kusht rikthimin në elitë.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb