Chelsea po punon intensivisht për merkaton në dalje. Sipas FootMercato, portieri Kepa Arrizabalaga ka përfunduar në optikën e Nices. Klubi i Ligue 1 nuk është i gatshëm të blejë kartonin e “gardianit”, por e kërkon thjeshtë si huazim. Gjithsesi, konkurrenca është e madhe, pasi për 27 vjeçarin ka interesim edhe nga Spanja dhe Italia.

Kepa luajti vetëm 4 ndeshje në sezonin që lamë pas në kampionatin anglez, duke qenë kështu një zgjedhje e dytë për trajnerin Tomas Tuchel. Kjo shton akoma më shumë mundësitë për një largim të mundshëm, edhe pse e vështirë të flitet që tani.

 

 

Yh

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: