Drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare, nëse skuadra arrin objektivin për t’u kualifikuar në “Champions League” sezonin e ardhshëm do të ketë mundësinë që gjatë merkatos së verës të bëjë transferime të bujshme, pasi klubi do t’i vendos në dispozicion 65 mln euro.

Lajmin e njofton “Gazzeta dello Sport”, e cila shton se ky buxhet mund të rritet nëse shitet Milinkoviç-Saviç, por kjo nuk do të ndodhë nëse nuk vjen një ofertë ‘faraonike’.

Tare dhe presidenti Lotito po presin fundin e kampionatit për të fiksuar planin financiaro-sportiv për sezonin e ri. Jo më kot drejtori sportiv i Lazio-s ka folur për një projekt ambicioz, nëse arrihet objektivi sezonal, kualifikimi për në Champions, që mungon që në 2007-n.

Kujtojmë që buxheti i Lazio-s sa i takon shpenzimeve në merkato nuk i ka kaluar asnjëherë 30 mln eurot. Sa për krahasim, Juventusi, skuadra më e fuqishme ekonomikisht në “Seria A” vendos afërshit një buxhet prej 100 mln eurosh për merkaton.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: