BERLIN- Kancelarja gjermane Angela Merkel ka filluar pushimet vjetore këtë javë me shëtitje në malet e Tirolit Jugor duke vizituar muzeun e ri mahnitës të legjendarit të alpinizmit, Reinhold Messner. Dizenjuar nga arkitektja e njohur irakiane, Zaha Hadid, muzeu është ndërtuar 2 275 metra mbi nivelin e detit në malin Kronplatz në kufi me Dolomitet.

Muzeu u hap vetëm të premten e kaluar dhe përfshinte një koleksion të madh mjetesh alpinizmi. Vizita e djeshme e kancelares në muze erdhi dy ditë pasi ajo kishte kryesuar në listën e VIP-ave që marrin pjesë në natën e hapjes së festivalit vjetor të Operas së Bayreuthit.

Merkel, me bashkëshortin e saj, Joachim Sauer, e kalon zakonisht një javë për alpinizëm në Tirolin Jugor. Pushimet e Merkelit vijnë pas një kohe të tensionuar për kancelaren, e cila disa ditë përpara se të largohej, u bashkua me liderët e tjerë evropianë për të arritur një marrëveshje që t’i japë fund përballjes së gjatë me Athinën mbi marrëveshjen e mundshme për një borxh të ri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: