Po pres me padurim pushimet në Iskia, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel, sipas presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli.

“Jemi me të vërtetë të lumtur nga ideja që kancelarja Merkel do të rikthehet këtë verë në Sant’Anxhelo”, deklaroi nga ana e tij kryetari i bashkisë së Serrara Fontanas, Rosario Caruso, kur u njoftua për dëshirën e Merkelit për t’u rikthyer për pushime në Iskia.

Kancelarja e shprehu këtë dëshirë gjatë një telefonate me presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli.

“Kancelarja mezi po pret për t’u rikthyer me pushime në Iskia edhe pse një datë nuk është përcaktuar ende”, tha ai.

Prej vitesh kancelarja Merkel shkon për pushime në Iskia dhe ka krijuar miqësi edhe me disa familje atje.

“Jemi gati të presim shumë të ftuar, por me kancelaren Merkel kemi një raport special, ajo është mikesha jonë dhe duam ta përqafojmë pas kësaj përvoje të hidhur të koronavirusit”, theksoi Caruso.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb