Arinaldo Rrapaj është rikthyer sot në fushë me Kolos Kovalivka. Kështu ka marrë fund makthi i dëmtimit për të, që e mbajti jashtë fushës së blertë që nga muaji dhjetor.
Trajneri e aktivizoi në fundin e ndeshjes me LNZ Çerkazin. Këto të fundit u tronditën, pasi humbën falë golit të shpejtë nga vendësit.
Rrapaj ka kontratë të vlefshme edhe për dy vite me klubin ukrainas. 24-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë, që luante me Partizanin në vitet e fundit.
