Java e 32-të e Superiores, do të ngrejë siparin ditën e sotme me 4 duele tepër interesante, që pritet të jenë përcaktuese për sa i përket objektivave të skuadrave.

Në orën 16:00, do të zbresin në fushë 4 ekipe. Vora e Arian Bellait do të presë kryesuesit e Vllaznisë, në një përballje që pritet të jetë tepër e luftuar, ndërkohë që Egnatia pret Flamurtarin, në duelin që për vlonjatët duket si “tren i fundit” për të shpresuar te mbijetesa.

Ora 19:00, do të kulmojë me 2 duelet Teuta-Elbasani si dhe me derbin e kryeqytetit Dinamo-Tirana.

SOT

VORA – VLLAZNIA 16:00

EGNATIA–FLAMURTARI 16:00

TEUTA – ELBASANI 19:00

DINAMO – TIRANA 19:00

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: