MAQEDONI E VERIUT


Ish-kryeprokurorja Speciale Katica Janeva do të mbetet në paraburgim.


Ky është vendimi që ka marrë Gjykata e Apelit e Shkupit. Ky vendim u mor, pasi gjykata çmoi se ekziston mundësia që Janeva të arratiset.


Ish-kryetarja e Speciales në Maqedoninë Veriore Katica Janeva ka dy muaj që ndodhet në paraburgim. Shkak është bërë rasti i dyshuar korruptiv “Zhvatja”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb