Nëse Juventus dëshiron të blejë Alvaro Moratën, duhet të derdhë në arkat e klubit 35 milionë euro. Kështu parashikohej në kontratë 2 vite më parë, para se sulmuesi spanjoll të huazohej në Torino.

Situata aktuale te bardhezinjtë nuk është e mirë dhe klubi nuk i ka paratë. Në këto kushte, Juventus po mendon të fusë në tratativa Moise Kean.Kalimi i Kean në Madrid do ulte ndjeshëm shifrën e operacionit, por një problem më vete mbetet përgjigja e trajnerit të Los Colchoneros, Simeone, i cili akoma s’ka një ide të qartë.
(BalkanWeb)