ITALI- Mes personave që rezultojnë të zhdukur pas sulmit terrorist mbrëmjen e djeshme në Berlin të Gjermanisë është edhe një 31-vjeçare italiane. Alarmi është dhënë nga prindrit dhe të afërmit e Fabrizia Di Lorenzo, e cila punonte prej disa vitesh në kryeqytetin gjerman. Mësohet se pranë vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i vajzës.

‘Tgcom’ shkruan se zhdukja e saj është vënë re sot nga kolegët, kur ajo nuk është paraqitur në punë si zakonisht. Fill pas kësaj prokurorët e Romës kanë nisur hetimet nëse Fabrizia është mes viktimave apo e plagosur. Ndërkohë, babai i 31-vjeçares, Gaetano Di Lorenzo bën me dije se i kanë ngelur pak shpresa nga lajmi se e bija e tij mund të jetë gjallë dhe se faktin që ajo ishte mes të zhdukurve të sulmit e kishte marrë vesh mbrëmjen e sotme.

Ndër të tjera ai shton se presin konfirmimin e AND-së, pasi gruaja e tij dhe djali ndodhen në Gjermani, duke shtuar se: “Nuk dua të kem iluzione”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb