Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kanë qenë kryefjalë e mediave ditët e fundit pasi janë përfolur për një ndarje a krisje në marrëdhënie.

Këto aludime nisën nga Instagrami, pasi Dafina fillimisht publikoi një status ku shkruante “Bosh”. E më pas ndjekësit vunë re se ajo dhe Geek nuk ndiqeshin më dhe kishin fshirë fotot me njëri-tjetrin.

Mirëpo, pas disa orësh çifti nisi sërish të ndiqet në Instagram. Megjithatë ata nuk i kanë rikthyer më fotot së bashku. Më herët këtë javë revista “Who” raportoi se ata janë ndarë por do vijojnë bashkë rrugëtimin artistik.

E kur për raportin e tyre personal nuk e kemi një përgjigje, ai profesionali vijon si më parë. Geek dhe Dafina janë shfaqur bashkë në koncerte, teksa së fundmi Geek ka treguar mbështetje për Dafinën edhe në mediat sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri

Artistja dhe Cricket publikuan bashkëpunimin e ri muzikor sot. Kënga vjen e shoqëruar me videoklip dhe është pjesë e albumit të Dafinës, “Unë jam ajo”. Miq e suportues treguan mbështetje për këtë projekt, e një prej tyre ishte edhe Dj Geek.

Ai ka ndarë videon e postuar nga Dafina të këngës e përkrah saj shkruan: Out now.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb