TIRANË

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar në facebook momentin kur Fabiola takon foshnjën e saj për herë të parë, të cilat kanë fituar betejën me COVID-19 pas një përballjeje të vështirë.

Ndërhyrjet delikate janë bërë nga ekipet e mjekëve në Maternitetin “Mbretëresha Geraldine” dhe QSUT për të cilët Manastirliu shkruan se është krenare për punën dhe profesionalizmin e tyre.

“Edhe kur jeta për nënën e re dhe foshnjën e saj, varej në një fije të hollë shprese, Fabiola dhe Najla luftuan deri në fund dhe e fituan përballjen e vështirë me #covid19.
? Pas ndërhyrjes delikate të ekipit të maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ dhe #QSUT, ditëve të vështira në terapinë intensive, ky është momenti magjik, me emocion të papërshkrueshëm, kur Fabiola sheh për herë të parë foshnjën e saj?
#Krenare për punën e palodhur dhe profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve tanë?? #RESPEKT ?”, shkruan Manastirliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: