Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi u nda sot nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Hera e fundit që politikani foli në publik ishte më 6 maj, pas një shtrimi të gjatë në spitalin e “San Raffaele-s” në Milano, ku ishte shtruar që nga data 5 prill.

“Ja ku jam, këtu për ju, duke veshur një këmishë dhe xhaketë për herë të parë në më shumë se një muaj. Ne jemi shtylla thelbësore dhe besnike e kësaj mazhorance, ne jemi shtylla kurrizore e kësaj qeverie”, nënvizon ish-kryeministri që të gjithë fjalimin e ka regjistruar i ulur.

Kujtojmë se prej kohësh Berlusconi vuante nga pneumonia dhe leucemia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: