Ish-kreu i Kuvendit, një nga figurat më të vjetra të Partisë Socialiste, Namik Dokle ka dhënë një mesazh të fortë duke iu uruar njëkohësisht socialistëve festën.

Dokle ka risjellë në vëmendje disa prej episodeve më të egra nga e kaluara duke çmuar kontributin e socialistëve të vërtetë dhe gjithë këtë nostalgji duke se ia ka drejtuar socialistëve të rinj.

STATUSI I DOKLES
DEBAT NE DITE FESTE…
Po uroja sot një grup socialistësh të hershem dhe të ndershëm. Por ndërhyri një socbiznesmen e më tha mua dhe na tha të gjithëve: “Kanë ikur ato kohë”. U përpoqa t’i them se koha e sakrificave nuk ikën dhe as harrohet, se njerëzit e ndershëm do të respektohen përjetësisht, se kontributet mbeten vlerë morale, se socialistët vlerësojnë para së gjithash dinjitetin…por, kujt po ja thoja? Murit apo gurit?
U detyrova më në fund t’ia mbyll: “Dëgjo, or ti socril, rilsoc a çfarëdoqofsh, unë dhe miqtë e mi nuk të ndalojmë të numërosh milionat që fiton, por edhe ti harroje se mund të na ndalosh që të kujtojmë se si e kaluan në këmbë Vjosën e tërbuar në mes të marsit Arta Dade, Pandi Majko dhe Arben Malaj për të shkuar në Vlorë, në varrimin e Artur Rustemit. Nuk na ndalon të kujtojmë koburen mbi kokën e Erion Braçes, në Berat, as turrjen e një shteti të tërë kundër Ilir Metës që mbronte punëtorët e Poliçanit, as përballjen e Luan Hajdaragës me policë banditë në Krujë, as rrethimin me kallashnikovë dhe granata të Maqo Lakrorit e Alfred Palokës në Manati të Lezhës, apo të Ndre Legisit, Lush Përpalit e Sadedin Stankajt në Dukagjin. Nuk na ndalon dot të kujtojmë përballjet e Servet Pëllumbit e të Gramoz Ruçit me policinë, as rrahjen e Musa Ulqinit, Ylli Bufit dhe deputetëve të tjerë në Libofshë, as plumbat e kallashnikovit kundër Rexhep Meidanit, rrugës për në Pukë. Nuk na ndalon të kujtojmë as burgosjen e Fatos Nanos dhe as rrahjen çnjerëzore të Edi Ramës në mes të kryeqytetit, as masakrimin e grave socialiste që u prinin protestave, as djemtë dhe vajzat që kurrë nuk iu tremben dhunës dhe terrorit policor. Nuk na ndalon dhe as ke për të na ndaluar kurrë që të kujtojmë dëshmorët tanë të 21 Janarit!”
GEZUAR, SOCIALISTE TE DASHUR, KUDO QE JENI!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: