Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vjen me një mesazh sensibilizues në kuadër të Ditës Botërore për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ diplomatja amerikane thekson se Shqipëria mund të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve duke zbatuar ligjin dhe duke punuar me shoqërinë civile.

“Në Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, ne kujtojmë detyrën tonë për të krijuar një vend të sigurt për rritjen e fëmijëve. Shqipëria mund të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve duke zbatuar ligjin dhe duke punuar me shoqërinë civile. Vendosni kriminelët në burg dhe lërini fëmijët të jenë fëmijë!”, shkruan ambasadorja Kim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb