Në emisionin ‘Pikat mbi i’ në ‘News24’ avokati Spartak Ngjela deklaroi se tashmë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbështetjen e amerikanëve.

Avokati Ngjela, ndryshe nga kritikët e Bashës sa i përket skenës politike , mendon se ky i fundit e ka dobësuar kryeministrin Edi Rama, pasi tashmë ka marrë mbështetjen amerikane.

Sipas Ngjelës në rreth 4 apo 5 muaj mund të ketë zgjedhje të reja.

Ndërsa për analistin Artur Zheji, Partia Demokratike është ende e dobët dhe se zgjedhjet e parakohshme do të ndihmonin vetëm kryeministrin Rama.

Ngjela: Basha e ka dobësuar Ramën sepse ka përkrahur amerikanët. PD vjen në pushtet sapo të mbarojnë këto turbullimet mesjetare, për 4-5 muaj do kemi zgjedhje të reja, sepse doli një lider i ri i së djathtës. Ku kishte lider e djathta. Tani nuk ka rëndësi se flet apo jo, e mbështesin amerikanët. pra do përkrahin këtë dhe në gjysmën e këtij viti do të kemi zgjedhje të reja. Pra do të ikin këto turbullirat, politika amerikane do të dalë më hapur, siç sollën edhe Saliun. Atë amerikanët e sollën. Çështja qëndron se për çfarë arsye anëtarët e PD nuk duan të vijnë në pushtet!? Pra si do të precipitojnë ngjarjet? Unë argumentin tim e dhashë…

Zheji: Rama këtë mandatin e tretë e filloi me mesazhe se nuk do të ketë përplasje për t’i thënë amerikanëve se nuk do të ketë konflikte. Vija e kuqe që kanë amerikanët në raport me qeveritë e vogla është që lider shumë të fuqishëm, kur forcohen shumë, del nga pentagrami apo piktura e madhe gjeopolitike dhe shkon kundër skenarit të madh. Nëse njerëzit e doktorit , Metës dhe të Ramës do të ishin bashkë do të ishte e frikshme. Atëherë nuk do të lejohej koalicioni, do të goditej nga amerikanët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb