Ndeshja e sotme e Barcelonës ishte një “show” i vërtetë, ndërsa merita kryesore shkon për kapitenin, Lionel Mesi, i cili shënoi tripletë në fitoren 4-0 ndaj PSV-së.

Argjentinasi ka hyrë në histori me golin e parë të shënuar ndaj PSV-së. “Pleshti”  me golin e parë  të shënuar tek Barcelona ka arritur rekordin, që mbante më parë  Raul Gonzalos, i cili shënonte dhe mbante këtë ritëm për 14 sezone në një garë të tillë.

Lojtari Kombëtares së Argjentinës duket se do ta shkruajë historinë me “germa të arta”, pasi mosha 31-vjeçare premton, se vijueshmëri e tij do të jetë e garantuar edhe për shumë ndeshje të tjera, e sidomos në Ligën e Kampionëve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb