Djali i Lionel Messi, Mateo, feston golat e Real Madridit për të irrituar vëllain e tij Thiago, ndërsa ngacmon babain e tij, kapitenin e Barcelonës, kur ekipi i tij humbet.

“Mateos i pëlqen të gjitha fanelat e secilës skuadër dhe i vesh ato “, tha Messi për TyC Sports. Por herën e fundit që luanim në Play Station, ai më tha: ‘Unë do të zgjedh Liverpoolin, ato që ju mposhtën.”

“Ai kupton pak, por realisht nuk i kupton të gjitha. Kur humbëm kundër Valencias  ai tha më tha: Valencia ju mundi, eehh.  Ai shikon ndeshjet në televizion dhe feston golat e Real Madridit për të irrituar vëllain e tij, Thiago “, u shpreh Messi.

BalkanWeb p

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb