Ky është Botërori i yjeve, është Botërori PSG, të paktën deri më tani, pasi yjet e Al-Khelaifit po shkëlqejnë në Katar.

Pas show të dhuruar nga Messi dhe Mbappe, ishte radha e Neymar për të udhëhequr Brazilin e tij, rikuperim në kohë rekord dhe një penallti e konvertuar në gol.

Pele Brazil
Pele Brazil

Neymar vrau makthet e të kaluarës, ky ishte goli i tij ishte i 76 me fanellën e “seleçaos”, një më pak se legjenda Pele, ishte pikërisht ideja e tij që në fund të ndeshjes të festonte me banerin e Pele në duar në shenjë nderimi ndaj mbretit, fronin e të cilin shpreson ta arrij që në ndeshjen me Kroacinë.

638ba601c2d80messi 1
638ba601c2d80messi 1

Yjet e PSG po dhurojnë spektakël duke vendosur rekorde të shumta. Messi shënoi golin e tij të nëntë në Botërore duke kaluar Maradona-n ndërsa Mbappe në moshën 24-vjeçare kalon me radhë yje si Messi, Ronaldo e shumë të tjerë, ndërsa i vihet pas rekordit të Pele si i vetmi që ka fituar dy Botërore radhazi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: