Lionel Messi tregoi edhe një herë që sado që vitet kalojnë, mbetet një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e futbollit. Nuk e themi ne, por shifrat.

Sulmuesi shënoi një gol sot në fitoren 2-0 të Kombëtares së Argjentinës ndaj Meksikës. Një gol që mbart në vetvete rekorde.

Messi shkon në kuotën e 8 golave të shënuar në Kupën e Botës, duke barazuar kështu Maradonën. Pak më mirë ka bërë Batistuta, me 10 gola.

Statistikat interesante nuk përfundojnë këtu. “Pleshti” Messi ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi për Përfaqësuesen, një seri pozitive që nuk e ka patur ndonjëherë më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: