Trajneri i ri i PSG, Mauricio Pochettino nuk është kundër transferimeve të lojtarëve të mëdhenj në Paris.

Së fundmi emri i Messit është më i lidhuri me PSG, dhe madje parizienët mund ta marrin falas, por nuk mbeten mbrapa as Dele Alli, Eriksen apo së fundmi dhe Sergio Ramos.

Pochettino e pranon se ka aludime, por tani për tani nuk po flitet për këto tek PSG, gjithsesi ai i hap derën tek PSG çdo lojtari të madh futbolli për transferim.

‘’Të them të drejtën, nuk po flasim për këtë. Ato janë thashetheme dhe realiteti është se sapo kemi mbërritur. Ne do të kemi kohë për të biseduar në të ardhmen, por çdo lojtar i madh në botë është gjithmonë i mirëpritur në Paris St-Germain,”- tha 48-vjeçari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb