Pak kush e priste, por Barcelona në këtë fazë të sezonit po kalon një periudhë mjaft negative. Me Realin në krye të “La Liga-s dhe pas humbjes poshtëruese në “Champions League” 4-0 kundër Parisit, në “katalonjë” duket se mungon edhe optimizmi.

Për të kuptuar këtë është dashur një artikull i “The Sun”, tabloidit britanik që ka zbardhur një bisedë telefonike mes yllit argjentinas Lionel Messi dhe ish-trajnerit blaugran Pep Guardiola, i cili tashmë drejton Manchester City-t.

Sipas “The Sun”, Messi i ka kërkuar Guardiolës që në fund të sezonit të rikthehet në “shtëpi” për të marrë drejtimin e Barcelonës. Kjo pasi me shumë gjasa Luis Enrike në qershor do t’i thotë mirupafshim “bigëve” të “La Ligas”. Përveçse kësaj, Messi me shumë siguri mund t’i ketë kërkuar teknikut spanjoll edhe këshilla për të dalë nga ky “batak” ku është futur ekipi.

Ndërsa në krahun tjetër edhe Guardiola nuk ka shkëlqyer me skuadrën e Manchester Cityt dhe një divorc mes tyre nuk do të ishte ndonjë befasi e madhe.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb