Në media është raportuar sot për rastin e një mësuesi nga Kosova, i cili është filmuar duke ngacmuar seksualisht një nga nxënëset e shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

Mbi ngjarjen ka folur drejtori i shkollës, Qazim Maloku.

Ai ka deklaruar për mediat e Kosovës se ishte në Shëngjin me stafin e shkollës, kur dikush i kishte dërguar videon ku mësuesi shihet teksa puthte nxënësen e mitur.

“Më ka ardhur një video që më ka shokuar ku shihej ai akt i shëmtuar që kishte ndodhur në shkollë”, tha Maloku.

Ai tregon se personi që ia dërgoi videon, ishte një nënë, ish-nxënëse e kësaj shkolle.

“E kam telefonuar profesorin dhe kam kërkuar sqarime prej tij”, tregon Maloku.

Drejtori rrëfen se fillimisht mësuesi kishte mohuar gjithçka, por tha se mënyra e tij e sjelljes e kishte bërë të dyshonte më shumë.

“Kur biseduam, ai e mohoi fillimisht… Bile pata frikë se mos pëson ndonjë atak. Vetë mënyra e sjelljes së tij më bënte të dyshoja se ka diçka të vërtetë”, tha drejtori i shkollës.

Ai tha se më pas ka telefonuar komandantin e Policisë së Deçanit mbi ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb