TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta falënderon dhe i shpreh mirënjohjen publikisht diplomatit Agim Nesho. Ai e cilëson një zë të besueshëm, intelektual e me integritet. Ai thotë se Nesho ishte ndër të parët që përkrahu manifestimin madhështor.

“Ambasador Agim Nesho është një personalitet i shquar publik, me kontribute të spikatura, dhe zë i besueshëm në politikën e jashtme dhe diplomaci.

Një intelektual koherent dhe me integritet, i cili nuk hesht për çështjet më të rëndësishme të interesit publik dhe kombëtar, i dalluar si aktivist i mendimit të lirë.

Duke shprehur edhe njëherë falënderim dhe mirënjohje për ambasadorin e nderuar Agim Nesho, i cili ishte ndër të parët që përkrahu publikisht Manifestimin madhështor…”, shkruan Meta.

Meta Per Neshon
Meta Per Neshon

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb