Pas një takimi me strukturat e PS në qarkun e Gjirokastrës kreu i Grupit Socialist, Taulant Balla komentoi si joinstitucional qëndrimin e presidentit Ilir Meta mbi situatën aktuale politike. Balla kujtoi se në një Republikë parlamentare kompetencat dhe detyrat e Kuvendit e Presidencës janë të përcaktuara qartë në Kushtetutë.

“Më vjen keq për një gjuhë agresive, aspak në dobi të dialogut institucional. Sikurse sugjeroi Komisioni i Venecias në marrëdhënie me Kuvendin e Shqipërisë, më vjen keq në President i Republikës, i cili ka qenë para pak kohësh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, nuk di të bëjë dallimin mes të drejtës së presidentit për të dekretuar ose refuzuar dekretimin e një ligji dhe të drejtën ekskluzive të Kuvendit të Shqipërisë. Kjo nëse mendon se argumentet e sjella në dekrete e presidentit nuk qëndrojnë, dekretet e presidentit të rrëzohen. Ne jemi një Republikë e pastër parlamentare ku autoriteti më i lartë në vend është parlamenti i Shqipërisë. Ky i fundit ka bërë dhe vijon të bëjë detyrën dhe hierarkinë e ka vetëm me kushtetutën. Çdo vendimmarrje e kuvendit është e bazuar tërësisht në kushtetutë. Lidhur me deklarata e presidentit nuk do të bëja asnjë koment sepse mendoj se president i Republikës duhet të ketë një qasje sa më shumë institucionale në marrëdhëniet me një institucion nga i cili është zgjedhur.”,- tha ai.

Balla komentoi edhe deklaratat e PD pas diskutimit të raportit mbi vendet e Ballkanit perëndimor në parlamentin evropian. Sipas tij PE mbetet favorizuese për hapjen e bisedimeve dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në familjen evropiane.

“Më vjen keq që PD është fokusuar tek deklaratat e një apo dy e deputetëve që vijnë nga dy grupime të ekstremit të djathtë dhe nuk përfaqësojnë grupimet e rëndësishme politike në PE. Jo më larg se një javë më parë në PE patëm një raprot të rëndësishëm të prezantuar dhe propozuar nga tonino picola që është një eurodeputet kroat që ka një vëmendje të shtuar ndaj Ballkanit perëndimor dhe ai raport mori një mbështetje prej 350 eurodeputetësh. Kjo tregon vëmendje të pe ndaj Ballkanit Perëndimor, një angazhim intensive. Më vjen keq që grimca apo nuance aspak të rëndësishme të një apo dy deputetësh nuk mund të vendosin në hije qëndrimin e qartë ndërinstitucional të ke. Pe mbetet progresist në favor të hapjes së bisedimeve dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në familjen evropiane.”, theksoi ai.

Balla tha gjithashtu se me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme shpreson që Gjirokastra të këtë një sezon me sa më shumë turiste, dhe ftoi të gjithë që ta vizitojnë qytetin me të bukur se kurrë këtë vit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: