Kur pritej drekretimi i tij, presidenti Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e Gent Cakajt si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, për të zëvendësuar kështu Ditmir Bushatin.

Pasi deklaroi se kishte marrë kohë për të pritur përgjigjet e të gjitha institucioneve që ishte drejtuar për këtë çështje, Meta në letrën e tij drejtuar kryeministrit Edi Rama sqaron arsyet. Sipas kreut të shtetit kandidatura e Cakaj nuk i plotëson kushtet dhe nuk krijon besueshmëri dhe garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivitet.

“Në këto kushte, Presidenti i Republikës, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese si Kreu i Shtetit, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe rolit të rij specifik kushtetues në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, refuzon propozimin tuaj për emërimin e Gent Cakaj në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë”- thuhet argumentet e Metës.

Cakaj ka qenë një ndër emrat e diskutuar më së shumti ditët e fundit pas publikimit të emrave nga Rama dhe është përfolur për shkak të moshës së re dhe marrjes së shtetësisë shqiptare vetëm vitet e fundit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: