TIRANE
Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në darkën e iftarit e organizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Është vetë Kreu i Shtetit, Ilir Meta ai që përmes një postimi në “Facebook”, ndan momentet e veçanta mes përfaqësuesve fetarë shqiptarë nga darka ndërsa uron gjithë besimtarëve myslimanë, agjërim të mbarë.
“I nderuar të merrja pjesë sot në darkën e iftarit, të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, për të ndarë së bashku me Haxhi Bujar Spahiun dhe drejtuesit e komuniteteve të tjera fetare, nderimin për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit dhe respektin tim të thellë ndaj të gjithë besimtarëve shqiptarë për përkushtimin e tyre ndaj Atdheut e Zotit!
Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit! Agjerim të mbarë e të pranuar!”, shkruan Meta.
(BalkanWeb)