BRUKSEL

Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet në Bruksel ku do të ketë një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të VeriutJens Stoltenberg.

Në njoftimin për mediat nga ana e Presidencës thuhet se Presidenti Meta ‘do të pritet sot në një takim nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg’.

Po kështu në orën 17:00 Presidenti Meta, së bashku me Stoltenberg do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp në selinë e NATO-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb