TIRANE- Pasi presidenti Ilir Meta vendosi që të rikthejë në Kuvend ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke refuzuar kështu dekretimin e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish. Veliaj tha se në shtator projektligji do të miratohet sërish nga Parlamenti.

Kryebashkiaku renditi shumë prej investimeve në kryeqytet të cilat në fillim hasën në rezistencë, por që, më pas, dhanë rezultate fantastike.

“Do të presim me durim këto 40 ditë, teksa Parlamenti të mblidhet sërish për të kaluar Teatrin e ri. Por, gjithmonë pyetja që i bëj vetes është: këta që kundërshtojnë çdo gjë, a nuk ishin po këtu që thoshin mos ma prek liqenin, mos ma prek parkun? A është sot parku më i frekuentuar? Mjafton të shikojmë si është sistemuar këndi i lodrave, pista e biçikletave, pista e këmbësorëve, pista e vrapit dhe Amfiteatri i ri. Mjafton të shohim edhe si u mbollën 126 mijë pemë. Këto pemë u mbollën nga ata që thonë mos prek, apo nga ata që thonë se diçka ndryshon vetëm po u prek me dorë?!”, deklaroi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb