Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një  vizitë në Kroaci, ku është takuar me homologen kroate si dhe  me shqiptare dhe pinjollë të familjeve shqiptare që kanë ruajtur kulturën dhe traditën.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Meta ka përmënduar disa mbiemra të familjeve shqiptare dhe pinjollëve të tyre që kanë lënë gjurmë në jetën sociale, politike e kulturore të Kroacisë.

“Një respekt të veçantë sot për familjet dhe pinjollët e tyre: Deshpali, Kotlar, Stipçeviç, Mateshiç, Krstiç, Duka, Kalmeta, Rela e të tjerë që kanë ruajtur të gjallë shpirtin dhe kulturën Arbanase dhe kanë lënë gjurmë të shkëlqyera edhe në jetën sociale, politike e kulturore të Kroacisë moderne”- shkruan Meta.

Kujtojmë se më herët në kuadër të Vitit Kombëtar të Heroit tonë Gjergj Kastriotit, Skënderbeut të dy presidentët vizituan bashkësinë e Arbanasve të Zarës, “oazin e shqiptarëve në Kroaci”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb