TIRANE – Aktori i njohur, Mevlan Shanaj, ka festuar këtë muaj ditëlindjen e tij të 70, por askush s’e ka besuar. Fotografisë së kësaj dite, duke festuar me bashkëshorten Natasha Lako, ndjekësit në facebook, përveç urimeve, kanë shprehur habi, për faktin se nuk e besojnë dot që Mevlani të jetë 70­vjeçar.
Përveç dukjes së re, ai është dhe mjaft energjik, ndaj vitet i sheh më shumë si një bilanc suksesi të jetës. Si artist ai numëron një numër të madh titujsh, dekoratash e çmimesh në karrierën e tij kinematografike si aktor, regjisor në kinema dhe televizion, dhe si producent. “I teti në bronz”, apo filmat pas viteve ’90: ”Unë e dua Erën” (1991), “Viktimat e Tivarit”(1996) “Lule të Kuqe, lule të zeza” janë disa nga filmat e aktorit me karrierë të gjatë, dhe ndër më të spikaturit e kohës. Mevlani ka dy fëmijë, Jonin dhe Erën, nga martesa e tij me Natasha Lakon, që kur ishte 25 vjeç.
(er.nu/panoramaplus/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: